Balkan

Disponible uniquement sur Etudier
  • Pages : 5 (1098 mots )
  • Téléchargement(s) : 0
  • Publié le : 27 juin 2010
Lire le document complet
Aperçu du document
Shkollat dhe arsimi në Gjilan e në rrethinë

a) Mesjeta
Rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore te shqiptarët në mesjetë, luajti kisha krishtere, e cila pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjecës së kohës. Pjesa dominuese e intelektualëve ishin klerikë, në dorë të të cilëve ishte arsimi kurse si qendra arsimimi e shkollimi shërbenin manastiret dhekishat ortodokse e katolike, ku mësimi zhvillohej në gjuhën greke, latine e sllave. Numri i këtyre shkollave ishte i vogël, në të cilat pak nxënës vijonin, kurse përmbajtjen mësimore e përbënin shkrim-leximi dhe pëvetësimi i dogmave fetare-kishtare.
Shqiptarët, pos ndikimit latin që nga shekulli XII, kanë qenë nën ndikimin e kulturës greko-bizantine. Këto gjuhë njëkohësisht ishin edhe gjuhë shkrimiedhe të administratës shtetërore.

b) Periudha osmane
Me vendosjen e turqve osman në Shqipëri, u krijuan kushte më të përshtatshme për shkolla, dhe krahas përhapjes së islamizmit, filluan të ngrihen institucionet arsimore e kulturore islame, mejtepet e medresetë, ku zhvillohej mësimi fetar islam, letërsia orientale në gjuhën osmane e arabe.
Perandoria Osmane në zotërimet e veta nuk njihtekombësi, por vetëm komunitete fetare-musliman, ortodoks dhe katolik, andaj shqiptarëve mysliman u lejohej hapja e institucioneve arsimore me mësim në gjuhën turke e arabe. Ndërkaq, te popujt sllav u ruajt tradita e përdorimit të gjuhës popullore në kishë e në shkolla.
Në fillim të shek XVI, me të ardhurat nga pasuritë e vakëfeve, të feudalëve e të tjerëve u hapën shkolla fillore mektebe siinstitucione edukativo-arsimore, të vendosura pranë ose në afërsi të xhamive apo mesxhideve, kudo që ato ndodheshin në qytet, lagje apo fshatra dhe konsideroheshin të vjetra sa edhe xhamitë, ku mësuesit-hoxhollarët ua mësonin nxënësve kryesisht dituritë themelore për shkencat islame si leximin e librit të shenjtë Kur’anin dhe shkrimin arab. Në shek XVII, u bë islamizimi masiv i shqiptarëve, filloi të shtohejnumri i mektevbeve edhe në fshatra. Pos mektebeve hapen edhe medresetë si shkolla të një shkalle më të lartë, ku nxënësit mësonin gramatikat dhe leksikun e arabishtes, të persishtes dhe të osmanishtes, retorikën e letërsisë orientale dhe doktrinën islame. Në medrese përgatiteshin ylematë, që shërbenin në institucionet islame dhe në aparatin shtetëror. Në shek XVIII, numri i njerëzve të shkolluarnë këto institucione u rrit, duke formuar një shtresë intelektualësh të pajisur me kulturë islame, disa prej të cilëve kishin studiuar edhe në medresetë e Stambollit, Aleksandrisë e Bagdatit. Nga kjo shtresë dalin poetëe të cilët e shkruanin shqipen me alfabet arab, që pati rëndësi edhe për zhvillimin e letërsisë shqipe gjë që dëshmonte edhe vetëdijën e kombësisë së tyre.
Themelimi dhezhvillimi i shkollave katolike shqipe është kushtëzuar, në radhë të parë nga momentet fetaro-politike të kohës. Sipas të dhënave qysh në shek. XVI, misionarët katolikë provuan të themelojnë një shkollë të lartë për famullinë katolike të Karadakut me qendër në Letnicë.
Sipas sistemit tradicional të arsimit edhe në periudhën e Tanzimatit zënin një vend të dorës së parë në aparatin gjyqësor dhe nëshërbimet e ndryshme administrative shtetërore. Mirëpo, reformatorët kuptuan se ishte e domosdoshme që të bëhej sekularizimi i arsimit, duke i ngritur disa njësi të veçanta arsimimi, me qëllim që të përgatiteshin njerëz të aftë për të kryer modernizimin e sistemit shkollor ashtu siç kërkohej.
Shkollat e para të tilla, u krijuan aty nga gjysma e shek XIX, ku në shkallën më të ulët ishte arsimimifillor –shkolla fillore Iptidaije, si shkolla shtetërore të detyrueshme, për të gjithë fëmijët nga mosha 7 vjeçare, në të cilat mësonin: aritmetikë, histori osmane, gjeografi dhe mësim feje. Shkallën më të lartë të arsimimit e përbënin shkollat Ruzhdije (progjimnazet), në të cilën fëmijët nga mosha dhjetë deri pesëmbëdhjet vjeç mësonin gjuhët: turke, arabe e persiane, matematikë, gjeometri,...
tracking img