Balkan
Kërkesat dhe lufta e shqiptarëve për autonomi nuk kishin pushuar që nga vitet e tridhjeta të shekullit të XIX, kur ka nisur Lëvizja Kombëtare Shqiptare, por Porta e Lartë në vazhdimësi ka mohuar kombin shqiptar, duke e njëjtësuar atë me përkatësinë fetare dhe duke mos përfillur kërkesat për autonomi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila synonte autonominë territoriale e administrative të Shqipërisë, me kërkesën kryesore të bashkimit të të gjitha vilajeteve të banuara me shumicë shqiptare në një, u shua me gjak nga regjimi absolutist i Sulltan Hamidit II. Të pakënaqur me një regjim të tillë, lindi dhe u forcua Lëvizja Xhonturke, e cila u mbështet edhe nga popujt tjerë joturq, kurse në këtë lëvizje rol me rëndësi luajtën shqiptarët, të cilëve “përvoja e lëvizjes kombëtare e viteve të fundit u tregoi se një nga rrugët për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të sulltanit dhe vendosja e një rendi kushtetues, që të njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur”.
Shumë personalitete shqiptare hynë në bashkëpunim me Lëvizjen Xhonturke, e cila fillimisht veprimtarinë e saj e ushtronte jashtë vendit, kurse sipas dr. Ramiz Abdylit, ndër shqiptarë, i pari që organizoi një grup opozitar me synim përmbysjen e sundimit despotik të Sulltan Abdyl Hamidit II, ishte dr. Ibrahim Temo nga Struga, i cili e formoi organizatën e tij n ë Shkollën e Lartë të Mjekësisë në Stamboll, ku kishte përfshirë edhe
zëvendësdrejtorin e kësaj shkolle, shqiptarin Rifat Bej Leskoviku. Ky grup më vonë me sukses do të udhëhiqte Revolucionin e Korrikut të vitit 1908. Një pohim të tillë e mbështet edhe nga studiuesi Jozef von Hamer, që Temon e konsideron një ndër themeluesit kryesorë të Komitetit “Bashkim e Përparim” , por edhe nga autorët e “Historisë së Popullit Shqiptar”
Turqit e rinj ishin