Balkan

1098 mots 5 pages
Shkollat dhe arsimi në Gjilan e në rrethinë

a) Mesjeta
Rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore te shqiptarët në mesjetë, luajti kisha krishtere, e cila pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjecës së kohës. Pjesa dominuese e intelektualëve ishin klerikë, në dorë të të cilëve ishte arsimi kurse si qendra arsimimi e shkollimi shërbenin manastiret dhe kishat ortodokse e katolike, ku mësimi zhvillohej në gjuhën greke, latine e sllave. Numri i këtyre shkollave ishte i vogël, në të cilat pak nxënës vijonin, kurse përmbajtjen mësimore e përbënin shkrim-leximi dhe pëvetësimi i dogmave fetare-kishtare.
Shqiptarët, pos ndikimit latin që nga shekulli XII, kanë qenë nën ndikimin e kulturës greko-bizantine. Këto gjuhë njëkohësisht ishin edhe gjuhë shkrimi edhe të administratës shtetërore.

b) Periudha osmane
Me vendosjen e turqve osman në Shqipëri, u krijuan kushte më të përshtatshme për shkolla, dhe krahas përhapjes së islamizmit, filluan të ngrihen institucionet arsimore e kulturore islame, mejtepet e medresetë, ku zhvillohej mësimi fetar islam, letërsia orientale në gjuhën osmane e arabe.
Perandoria Osmane në zotërimet e veta nuk njihte kombësi, por vetëm komunitete fetare-musliman, ortodoks dhe katolik, andaj shqiptarëve mysliman u lejohej hapja e institucioneve arsimore me mësim në gjuhën turke e arabe. Ndërkaq, te popujt sllav u ruajt tradita e përdorimit të gjuhës popullore në kishë e në shkolla.
Në fillim të shek XVI, me të ardhurat nga pasuritë e vakëfeve, të feudalëve e të tjerëve u hapën shkolla fillore mektebe si institucione edukativo-arsimore, të vendosura pranë ose në afërsi të xhamive apo mesxhideve, kudo që ato ndodheshin në qytet, lagje apo fshatra dhe konsideroheshin të vjetra sa edhe xhamitë, ku mësuesit-hoxhollarët ua mësonin nxënësve kryesisht dituritë themelore për shkencat islame si leximin e librit të shenjtë Kur’anin dhe shkrimin arab. Në shek XVII, u bë islamizimi masiv i shqiptarëve, filloi të

en relation

  • Truk ki existe pas
    375 mots | 2 pages
  • Synthese sur le personnage de rastignac
    4855 mots | 20 pages
  • Les biocarburants
    318 mots | 2 pages
  • Budget eu (en hongrois)
    1638 mots | 7 pages
  • La religion civile rousseau
    3705 mots | 15 pages
  • Pas un seul
    545 mots | 3 pages
  • Inutile
    599 mots | 3 pages
  • L'alcool
    299 mots | 2 pages
  • Je m'aime
    419 mots | 2 pages
  • Kartelljog
    7013 mots | 29 pages
  • Impact de tic
    1552 mots | 7 pages
  • Fiskální udržitelnost a problémy současných veřejných financí
    3379 mots | 14 pages
  • Senās mikēnas: mīti un vēsture
    9367 mots | 38 pages
  • Je ne sais pas
    29810 mots | 120 pages
  • Criminologie
    864 mots | 4 pages