Avocat

Disponible uniquement sur Etudier
  • Pages : 5 (1165 mots )
  • Téléchargement(s) : 0
  • Publié le : 2 avril 2011
Lire le document complet
Aperçu du document
LIBRI II
KAPITULL IV MBI PAVLEFSHMËRITË

Art.L.235-1 Pavlefshmëria e një shoqërie ose e një akti që ndryshon statutin mund të parashikohet vetëm nga një dispozitë e shprehur e këtij libri ose nga ligjet që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratës. Për sa u përket shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare, pavlefshmëria e shoqërisë mund të vijë si rezultat i mungesës oseveseve të vullnetit dhe pazotësisë, me kusht që kjo të prek të gjithë ortakët themelues. Pavlefshmëria e shoqërisë nuk mund të vijë më si rezultat i klauzolave të ndaluara nga neni 1844-1 i Kodit Civil.
Pavlefshmëria e akteve ose e vendimeve të ndryshme nga ato të parashikuara në paragrafin e mësipërm mund të vijë si pasojë e shkeljes së një dispozite urdhëruese të këtij libri ose të ligjeve qërregullojnë kontratat.

Art.L.235-2 Në shoqëritë kolektive dhe komandite të thjeshta, plotësimi i formaliteteve të publikimit kërkohet me pasojë pavlefshmërinë e shoqërisë, të aktit ose vendimit, sipas rastit, duke mos pasur përparësi ortakët dhe shoqëria, ndaj të tretëve, në lidhje me shkakun e kësaj pavlefshmërie. Gjithësesi, gjykata ka të drejtë të mos shpall pavlefshmërinë, nëse nuk ështëkonstatuar asnjë mashtrim.

Art.L.235-3 padia për pavlefshmëri shuhet nëse shkaku i pavlefshmërisë është zhdukur ditën kur gjykata vendos mbi themelin e padisë në shkallë të parë, përveç rastit kur kjo pavlefshmëri ka ardhur si pasojë e paligjshmërisë së objektit të veprimtarisë.

Art.L.235-4 Gjykata tregtare, kur shqyrton një padi për pavlefshmëri, mundet, që ajo vetë ex officio, të caktoj njëafat për të lejuar riparimin e pavlefshmërisë. Ajo nuk mund të shpall pavlefshmërinë më herët se pas dy muajsh pas datës së ngritjes së padisë.
Nëse, për të riparuar pavlefshmërinë, duhet të mblidhet asambleja ose duhet të bëhet një konsultim me të gjithë ortakët, dhe nëse ekzistojnë shkaqe për një mbledhje të rregullt të kësaj asambleje ose për tu dërguar ortakëve tekstin e projekt vendimeve tëshoqëruar me dokumentet që duhet tu njoftohen atyre, gjykata me vendim u jep afatin e nevojshëm që u duhet ortakëve për të marrë një vendim.

Art.L.235-5 Nëse, pas mbarimit të afatit të parashikuar në nenin L.235-4, nuk është marrë asnjë vendim, gjykata vendos në favor të palës që ka të drejtë.

Art.L.235-6 Në rastin e pavlefshmërisë së një shoqërie ose të akteve dhe vendimeve të dala pasthemelimit të saj, të ardhur si pasojë e mungesë apo veseve të vullnetit ose pazotësisë së një ortaku, dhe atëherë kur rregullimi mund të ndërhyjë, çdo person që ka interes mund të njoftojë atë që ka gjasa për të vepruar, qoftë për rregullimin, qoftë për kërkimin e pavlefshmërisë brenda një afati prej gjashtë muajsh me pasojë prekluzivitetin. Ky njoftim duhet ti komunikohet shoqërisë.
Shoqëria osenjë nga ortakët mund ti paraqesin gjykatës brenda afatit të parashikuar në paragrafin e mëparshëm, çdo masë të mundshme për të suprimuar interesin e kërkuesit, konkretisht nëpërmjet riblerjes të këtyre të drejtave sociale. Në këtë rast, gjykata mund, të shpall pavlefshmërinë, ose të bëjë të detyrueshme masat e propozuara, nëse këto janë marrë më parë nga shoqëria në kushtet e parashikuara përndryshimet statutore. Vota e ortakut të drejtat e të cilit riblihen nuk ka influenc mbi vendimin e shoqërisë. Në rast kontestimi, vlera e këtyre të drejtave sociale që do ti rimbursohen ortakut përcaktohet në përputhje me dispozitat e nenit 1843-4 tl Kodit civil. Çdo klauzolë e kundërt është e pavlefshme.

Art.L.235-7 Kur pavlefshmëria e akteve dhe vendimeve të dala pas themelimit të shoqërisë kaardhur si pasojë e shkeljes se rregullave të publicitetit, çdo person që ka interes për rregullimin e aktit mund të njoftojë shoqërinë për të vepruar mbi këtë, në afatet e caktuara me dekret të Këshillit të Shtetit. Në rast dështimi të rregullimit brenda këtij afati, çdo i interesuar mund të kërkojë caktimin, me vendim të gjykatës, të një përfaqësuesi të ngarkuar për të plotësuar formalitetet....
tracking img